Lollipop tani me 1.6% të pajisjeve me Android

Shifrat e fundit për shpërndarje të platformës mobile Android tashmë janë publikuar dhe dallimi më i madh ndaj muajve të kaluar është tek Android Lollipop që tani ka arritur...

Lollipop tani me 1.6 të pajisjeve me AndroidShifrat e fundit për shpërndarje të platformës mobile Android tashmë janë publikuar dhe dallimi më i madh ndaj muajve të kaluar është tek Android Lollipop që tani ka arritur të mbledh mjaft përdorues sa për të qenë pjesë në tabelë, duke arritur kështu 1.6% të pajisjeve me Android.

Lollipop tani me 1.6 të pajisjeve me Android1

Si version dominues vazhdon të qëndrojë ende Jelly Bean së bashku me versionet 4.1, 4.2 dhe 4.3 me gjithsej 44.5% të pajisjeve me Android. Më pas, KitKat qëndron afër me 39.7%, duke u rritur nga 39.1% që kishte në muajin e kaluar. Ice Cream Sandwich dhe Gingerbread kanë pësuar disa rënie të vogla, nga 6.7% në 6.4% dhe nga 7.8% në 7.4%. Ndërsa versioni më i vjetër, Froyo nuk ka pasur ndonjë ndryshim dhe vazhdon të qëndrojë ‘i fortë’ me 0.4% të pajisjeve.

Për muajin e ardhshëm shpresojmë që Android Lollipop do të vazhdojë të rritet edhe më shumë pasi që një numër i madh i pajisjeve nga Samsung, LG dhe HTC ende nuk e kanë marr këtë sistem të ri operativ nga Google./itShqip

RELATED BY