“Look at Me” aplikacioni nga Samsung për fëmijët me autizëm

Samsung ka punuar me disa universitete në Seoul për të zhvilluar një aplikacion që iu ndihmon fëmijëve që vuajnë nga autizmi të komunikojnë më mirë. Njëri prej problemeve që...

Look at Me aplikacioni nga Samsung për fëmijët me autizëm
Samsung ka punuar me disa universitete në Seoul për të zhvilluar një aplikacion që iu ndihmon fëmijëve që vuajnë nga autizmi të komunikojnë më mirë. Njëri prej problemeve që fëmijët me autizëm kanë është paaftësia për të kapur emocionet nga fytyrat e njerëzve të tjerë. Aplikacioni i quajtur “Look at Me,” përdor një numër të madh të lojërave për të ndihmuar këta njerëz të masin emocionet e të tjerëve.

Hulumtimet klinike kanë treguar që me përdorimin e aplikacionit, njërëzit që vuajnë nga autizmi kanë pasur përmirësime deri në 60% në mbajtjen e kontaktit me sy me të tjerët.

Njëzet fëmijë morrën pjesë në hulumtimet klinike, që zgjati për tetë javë. Aplikacioni përdor kamerën në telefonin apo tabletin e mençur, dhe përmban shtatë lojëra interaktive të dizajnuara të mbajnë të prekurit me autizëm, të përqëndruar dhe angazhuar.

“Look at Me” është aplikacion falas duke zënë vend në dyqanin Google Play Store. Është i përshtatshëm të punojë me Samsung Galaxy S III, Samsung Galaxy S4, Samsung Galaxy S5, Samsung GALAXY Note II, Samsung Galaxy Note 3, Samsung Galaxy Note 4, Samsung Galaxy S4 Zoom, Samsung Zoom2, Samsung Galaxy Tab S 10.5 dhe Samsung Galaxy Tab S 8.4.

Duke ditur që edhe në vendin tonë ka fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje, atëherë ju lusim të  shpërndani këtë artikull në rrjetet sociale apo të iu tregoni për këtë aplikacion ndonjë fëmiu që vuan nga autizmi. Kjo ndoshta mund të jetë gjëja më e dobishme që bëni për festat e fundvitit./itShqip

RELATED BY