Lufta e patentave (infografik)

Patentimi i ndonjë zbulimi në fakt mundëson që një person fizik ose një grup njerzish me ligj të materializojnë punën e tyre krijuese. Patentat janë bërë me qëllim që...

Patentimi i ndonjë zbulimi në fakt mundëson që një person fizik ose një grup njerzish me ligj të materializojnë punën e tyre krijuese. Patentat janë bërë me qëllim që të nxisin zbuluesit të ndajnë veprat ose rezultatet e tyre me pjesën tjetër të botës dhe në këtë mënyrë të kontribojnë në risitë e mëtejshme. Megjithatë egzistojnë shumë kompani ose persona të cilët patentat e tyre i përdorin vetëm për ndjekje penale, pa ndonjë qëllim që të investojnë në zhvillimin e mëtejshme të patentave. Këto kompani ose individë ndryshe quhen edhe si Patent troll.

Momentalisht në botën e teknologjisë së lartë, patentat janë aryseja kryesore për çështje të mëdha gjygjësore të cilat bëhen në mes kompanive kryesore teknologjike siç janë, Apple, Samsung, Google dhe Microsoft. Patentat janë dhe arsyeja kryesore përse Google vendosi të paguajë 12,5 milijardë dollarë për Motorola Mobility.

Kompania Business Insurance Quotes krijoi një infografik interesant ku shfaq historinë e patentave, procesin e aplikimit për patentë, cilët organizata kanë aplikuar më shum për patenta, cilat patenta janë më të vlefshme, dhe të dhëna tjera lidhur me paditë në mes kompanive teknologjike./itshqip

RELATED BY