Mac OS X Lion shkarkohet mbi 1 milionë herë për 24 orë.

Lion është sistemi operativ më shpejt i shitur i kompanisë Apple-s, për vetëm 1 ditë nga publikimi i këtij sistemi operativ, janë shkarkuar mbi 1 milionë kopje nga MAc...

Lion është sistemi operativ më shpejt i shitur i kompanisë Apple-s, për vetëm 1 ditë nga publikimi i këtij sistemi operativ, janë shkarkuar mbi 1 milionë kopje nga MAc App Store, me një çmim prej 30 dollarë, dhe sigurisht kjo është një përfitim i shkëlqyer për Apple.

OS X Lion është Mac sistemi operativ i parë që shitet përmes uebit, më sakt përmes Mac shitores, Apple planifikon të lëshojë më vonë nëpër dyqanet fizike. Ky veprim është me siguri për të rritur popullaritetin e këtyre shitoreve për të cilat Apple mban shpresat se do të jetë burimi kryesor i shkarkimeve të softuerit.

Shitja e shpejtë e sistemit operativ mund të jetë rezultat i disa opsioneve atraktive. Apple thotë se ka mbi 250 opsione të reja. Sigurisht një pjesë e tyre janë përmisime, por në mesin e risive janë edhe lëvizjet me më shumë gishta, Mission Control, aplikacione në gjith ekranin, Auto Save, Resume etj…/itshqip

 

RELATED BY