Malaysia Airlines sulmohet nga hakerët

Grupi i hakerëve ‘Lizard Squad’, që kohë më parë rrëzoi rrjetet e shërbimeve të ‘Xbox Live’ dhe të ‘Playstation Network’, sot sulmoi ueb faqen e kompanisë së njohur ajrore...

screenshot-2015-01-26Grupi i hakerëve ‘Lizard Squad’, që kohë më parë rrëzoi rrjetet e shërbimeve të ‘Xbox Live’ dhe të ‘Playstation Network’, sot sulmoi ueb faqen e kompanisë së njohur ajrore ‘Malaysia Airlines’. Aktualisht nëse vizitoni ueb faqen e kompanisë ajrore do të lexoni shënimet që kanë lënë hakerët si ‘Ueb faqja është sulmuar nga Lizard Squad’ apo ‘404 Plane Not Found’ që i referohet aeroplanit të kësaj kompanie të humbur kohë më parë. Por ajo çfarë mbetet ende e paqartë është nëse vërtet grupi i hakerëve të ‘Lizard Squad’ kanë lidhje me shtetin islamik (ISIS), ngase në mesazhin që kanë lënë hakerët shkruan edhe ‘Cyber Caliphate’, mesazh që u përdorë edhe në sulmet e bëra ndaj llogarive të Komandës Qendrore Ushtarake Amerikane në Twitter dhe Youtube.

Grupi i hakerëve përmes rrjetit social Twitter njoftoi se shumë shpejtë do të publikojë të dhëna nga serveri i kompanisë ajrore,transmeton itshqip.

Mirëpo, në një njoftim të sapo publikuar nga ‘Malaysia Airlines’ thuhet se hakerët vetëm kanë ndërruar DNS serverët, dhe se serveri në të cilin gjendet ueb faqja nuk është prekur, prandaj asnjë e dhënë rreth klientëve të kompanisë nuk është në duart e hakerëve./.itshqip

RELATED BY