Mark Zuckerberg konverton 5 milionë fansat e tij në abonues?

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, ka grumbulluar më shumë se 5 milionë abonues, duke ju falenderuar një marifeti të thjeshtë. Të mërkurën, Facebook ka lëshuar në përdorim butonin Subscribe....

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, ka grumbulluar më shumë se 5 milionë abonues, duke ju falenderuar një marifeti të thjeshtë.

Të mërkurën, Facebook ka lëshuar në përdorim butonin Subscribe. Ky buton lejon përdoruesit të ndjekin njëri-tjetrin duke shikuar me të rejat rreth atyre përdoruesve të abonuar. Kjo mënyrë e abonimit është vjedhur nga rrjeti social Google+ dhe Twitter.

Ndërsa shumë përdorues janë të shqetësuar për implikimet e privatësisë, shumë të tjerë po e përdorin këtë buton për t’i ndjekur përdoruesit e preferuar, veçanërisht Mark Zuckerberg ka fituar abonues me një ritëm të rrezikshëm.

Që nga mengjesi i së mërkurës, Zuckerberg ka fituar më shumë së 5 milionë abonues dhe ky numër po rritet për çdo minut. Numërimi i abonuesve po rritet aq shumë sa që as faqja nuk mund të karikoj numërimin e abonuesve total.

Ka një dredhi në tërë këtë, si duket Zuckerberg ka konvertuar fansat e tij në abonues, duke përdorur ndonjë marifet të tij. Ai ka konvertuar fansat e tij nga faqja e tij e vjetër në abonues në profilin personal.

Ne besojmë se Zuckerberg ka ndërhyrë tek ky funksion, nëse ju nuk besoni se ai ka bërë dredhi, atëherë shkoni tek profili juaj në profil dhe në anën e majtë klikoni “Subscriptions” dhe do shikoni se ju jeni abonuar tek Mark Zuckerberg pa dijeninë tuaj. Na tregoni në komente nëse edhe tek ju është bërë një abonim automatik në favor të Mark Zuckerberg./itshqip

(via Mashable)

RELATED BY