Marrëveshja Nokia-Microsoft mbaron më 25 Prill

Kompanitë e njohura, Nokia dhe Microsoft tashmë kanë marrur dritën e gjelbërt për bashkim nga Komisioni Evropian dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, po ashtu edhe autoritet kineze kanë bërë...

Marrëveshja Nokia-Microsoft mbaron më 25 Prill

Kompanitë e njohura, Nokia dhe Microsoft tashmë kanë marrur dritën e gjelbërt për bashkim nga Komisioni Evropian dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, po ashtu edhe autoritet kineze kanë bërë miratimin e tyre për bashkim të Nokia-së dhe Microsoft-it.

Microsoft tani zyrtarisht njoftoi se kanë përfunduar të gjitha hapat e nevojshëm për të finalizuar blerjen e biznesit Nokia Devices and Services. Transaksioni do të përfundojë më 25 Prill.

Ndërkohë, ka pasur edhe disa rregullime gjatë marrëveshjes, rregullime të cilat lejojnë kompaninë Microsoft për të menaxhuar asetet online të Nokias-së duke përfshirë edhe uebfaqen nokia.com dhe faqet e tjera sociale.

Për të përfunduar marrveshjen janë dashur më shumë se 7 muaj, por megjithatë tani është thuajse e kryer./itShqip

RELATED BY