Martohet Mark Zuckerberg

Në një ceremoni befasuese, është martuar krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me të dashurën e tij afatgjatë, Priscilla Chan, në një dasmë private në shtëpinë Zuckerberg në Palo Alto,...


Në një ceremoni befasuese, është martuar krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, me të dashurën e tij afatgjatë, Priscilla Chan, në një dasmë private në shtëpinë Zuckerberg në Palo Alto, California, të shtunën.

Mark Zuckerberg, miliarderi më i ri në botë si rezultat i Facebook IPO të premten, thuhet se Zuckerberg vendosi një unazë në gishtin e gruas së tij gjatë ceremonisë së dasmës, unazë kjo e dizjanuar nga vetë Zuckerberg.

Sipas Associated Press, martesa e Zuckerberg me Priscilla Chan u zhvillua në frontin shtëpisë më rreth 100 mysafirë të ftuar të cilët mendonin se ata ishin duke festuar diplomimin mjekësor të znj. Chan. E gjitha ndodhi në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg.

Zuckerberg ka ndryshuar statusin e tij pas ceremonisë së dasmës në faqen e vetë zyrtare në Facebook si i martuar me Priscilla Chan.

Çifti u takuan ndërsa të dy ishin të pranishëm në studime në Harvard, dhe kanë qenë së bashku për nëntë vjet./itshqip

RELATED BY