Mbaron marrëveshja Nokia-Microsoft

Tashmë gjithqka përfundoi, Nokia ka njoftuar se tani Microsoft ka në duar “kryesisht” të gjithë biznesin Devices & Services. ” Kryesisht” pasi që dy fabrika, njëra në Indi me...

Mbaron marrëveshja Nokia-Microsoft

Tashmë gjithqka përfundoi, Nokia ka njoftuar se tani Microsoft ka në duar “kryesisht” të gjithë biznesin Devices & Services. ” Kryesisht” pasi që dy fabrika, njëra në Indi me emrin Chennai dhe Masan në Korenë e Jugut, janë përjashtuar nga marrëveshja.

Fabrika në Koren e Jugut ka të punsuar përafërsisht 200 persona, por Nokia do ta mbyll atë. Fati i fabrikës Chennai është ende i paqartë, por Nokia do të ofrojë ndihmë financiare tek punonjësit në mënyrë që ata të përdorinë mundësinë të punësohen diku jashtë kompanisë Nokia.

Njëkohësisht, marrëveshja ka pasur ndryshime dhe tani çmimi përfundimtar pritet të jetë më i lartë në krahasim me atë të mëparshëm 5.44 miliardë dollar.

Ekipi udhëheqës i Devices & Services të kompanisë Nokia kanë dhënë dorëheqje dhe Microsoft është duke punuar që të hyjë në fuqi që nga sot.

Nokia do të bëjë një tjetër njoftim më 29 Prill për të dhënë detaje rreth transaksionit dhe fatit të fabrikës Chennai./itShqip

RELATED BY