Mbi 1 miliardë telefona të mençur me Android janë shitur në vitin e kaluar

Bazuar në një raport nga Strategy Analytics, mbi një miliardë telefona të mençur me platformë mobile Android janë shitur vetëm brenda vitit 2014. Nuk është fjala në përgjithësi për...

nexus

Bazuar në një raport nga Strategy Analytics, mbi një miliardë telefona të mençur me platformë mobile Android janë shitur vetëm brenda vitit 2014. Nuk është fjala në përgjithësi për të gjitha pajisjet me Android, por për vetëm telefonat e mençur. Për të qenë më të saktë, numri total i shitjeve të pajisjeve me Android arrin shifrën prej 1,042,700,000.

Sidoqoftë, nuk është kjo pjesa e çuditshme, numri i total i telefonave të mençur të shitur në vitin 2014 prek shifrën prej 1.3 miliardë telefona të shitur, që do të thotë se telefonat me Android kanë 83% e të gjitha pajisjeve telefonike të shitura në botë. Numri total i telefonave të mençur të shitur brenda vitit 2013 ishte 781 milionë, kështu që Android tani ka pësuar një rritje prej 30% në industrinë e telefonave të mençur. Strategy Analytics shpjegon që platforma iOS nga Apple vazhdon ende të mbetet një kërcënim ‘serioz’ për Android-in, duke shitur kështu 193 milionë telefona të mençur brenda vitit të kaluar, transmeton itShqip.

Android

Ashtu siç shihet tek tabela, Android përbën 81.2% të industrisë telefonike në vitin 2014, iOS zë vendin e dytë me 15.0%, Windows Phone nga Microsoft me vetëm 3.0% të tregut, ku në pjesën tjetër me 0.7% gjendet BlackBerry së bashku me sistemet e tjera operative.

Pra, prapa kësaj rritje masive të platformës Android padyshim që qëndron numri i madh i kompanive që ofrojnë telefonat e tyre me këtë platformë si zhvillimi i tregut në Kinë dhe Indonezi./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY