Me Google Inside Search, kërkoni Botën Tuaj

Google po e shtyn rrjetin e vet social brenda motorit të kërkimit. Me herët Google shtoi butonin +1 në rezultatet e kërkimit, më vonë tek fotografitë, pastaj tek reklamat...


Google po e shtyn rrjetin e vet social brenda motorit të kërkimit. Me herët Google shtoi butonin +1 në rezultatet e kërkimit, më vonë tek fotografitë, pastaj tek reklamat (Google Adesense), ndërsa tani ka shtuar edhe kërkimin e Botës Tuaj në Google+.

Tani, kur ju kërkoni në Google mund të gjeni më shumë rezultate si fotografitë e shokëve tuaj, postimet e shokëve, komentet e shokëve e më shumë informacione edhe rreth vetës tuaj. Google+ photos dhe postimet në mesin tuaj, ose që janë shpërndarë në mënyrë specifike, ose që jeni etiketuar nga dikush, do të shfaqen në rezultatet e kërkimit, profilet e ngjashme me emrin tuaj, dhe krejt në fund edhe rezultatet e faqeve të Google+, me një fjalë, nëse ju kërkoni me termin “Informatika Shqiptare” juve do të ju shfaqen rezultatet kudo që është përmendur kjo fjalë në postime, foto, etiketime, faqe etj.

Për më shumë detaje vizitoni faqen Introducing Search plus Your World ose shikoni videon e mëposhtme./itshqip

RELATED BY