Me Honeycomb mund të enkriptohet tableti.

Në Motorola Xoom tableti, diku thellë nëpër opsione, ndodhet një opsion interesant, Encrypt Tablet, e cila është një opsion për ekryptimin e të gjitha të dhënave personale të tabletit...

Në Motorola Xoom tableti, diku thellë nëpër opsione, ndodhet një opsion interesant, Encrypt Tablet, e cila është një opsion për ekryptimin e të gjitha të dhënave personale të tabletit me fjalëkalim ose PIN numër, zbulon Engadget.

Sipas Google-s, ky opsion nuk është eskluzive vetëm për Motorola tabletin, që do të thotë është e integruar në vet sistemin operativ Honeycomb, dhe do ta ketë këtë opsion edhe në tabletë kompjuterët tjerë nga prodhues tjerë.

Nga foto më lartë mund të shihet se do të ekriptohen, a.q shifrohen profile, settings, aplikacione të shkarkuara dhe të dhëna të tyre, multimedia dhe dosje të tjera. E vetmja mënyrë për t thyer shifrën pa Pun numër ose fjalëkalim është restartim fabrik të tabletit, që do të thotë fshirje e të gjith të dhënave.

Interesante, për ekriptimin nevoitet një orë ose më shumë, që do të thotë bateria e tabletit duhet të jetë e plotë kur të fillon enkriptimi. Nëse ndalet procesi, mund të humben të dhënat./itshqip.com

RELATED BY