Më në fund arriti Youtube Analytics

Rrjeti më i madh social për video, Youtube tani ju mundëson përdoruesve të saj të ngarkojnë video, edhe me statistika të përmisuara për video dhe kanalet. Navigim më të...

Rrjeti më i madh social për video, Youtube tani ju mundëson përdoruesve të saj të ngarkojnë video, edhe me statistika të përmisuara për video dhe kanalet. Navigim më të lehtë, raporte më të detajuara dhe të dhëna se si po rritet audienca juaj dhe si të rrisni shikueshmërin e videove , janë vetëm pjesë e përmisimeve në opsionet e këtij shërbimi për statistika.

Statistikat për videot dhe shikueshmërin e tyre nuk janë diçka e re në Youtube, Insights opsioni është tashmë në dispozicion që një kohë të gjat tek të gjith përdoruesit të cilët ngarkojnë video dhe kanë kanalin e tyre, por ato që e përdorin sigurisht do të pajtohen se dukshmëria e numrave dhe të dhënave në verzionin e vjetër nuk është e lehtë për ndjekje dhe është e komplikuar, pa pasur nevojë.

Me Youtube Analytics, verzionin e dytë të përmisuar Insights, përdoruesit do të mund më lehtë të kuptojnë të gjith audiencën.

Kur Youtube publikoi njoftimin për Analytics, ky shërbim gjithashtu publikoi edhe një infografik i cili ju ndihmon përdoruesve të kuptojnë tregimin që fshehet pas numrave. Inforgrafiku vijon më poshtë…/itshqip

RELATED BY