Më në fund publikohet Jailbrake edhe për iOS 5.0.x

iPhone i dekoduar është një iPhone i mirë. Nëse deri më tani nuk e keni çliruar iPhone tuaj nga prangat e vendosura të Apple, tani keni mundësi shum lehtë...

iPhone i dekoduar është një iPhone i mirë.

Nëse deri më tani nuk e keni çliruar iPhone tuaj nga prangat e vendosura të Apple, tani keni mundësi shum lehtë ta bëni këtë. Verzioni i fundit i RedSn0w tani përfshin iPhone krejtësisht të lirë i cili punon në sistemin operativ iOS 5.0.1, pasi që hakeri Pod2g arriti krejtësisht të deshifrojë.

Pas disa muajve punë, Pod2g triumfoi mbi lavirintet e Apple-s të cilat i vendos pas çdo verzioni të sistemi operativ, me çka pamundëson zhbllokimin ose deshifrimin e saj, edhe pse suksesi i Apple nga fillimet e popullaritetit të iPhone1 në një masë të madhe varet nga njerëzit të cilët dekodojnë dhe krijojnë mënyra të reja për të përdorur telefonin mobil. Apple ka zakon të merr idetë nga hakerët të cilët programojnë aplikacione dhe pamundësojnë që teknikisht telefoni juaj të bëjë më shum se që nuk është i dekoduar. Shembull, dizajni i ri i qendrës për njoftime(ang. notification) i pranishëm në iOS 5.0 fillimisht ishte vetëm si një aplikacion i krijuar nga programerë të palicencuar dhe në dispozicion vetëm për iPhone të dekoduar.

Hakerët tashmë të njohur si DEV-TEAM, gjithë këtë cirkun për deshifrimin dhe dekodimin e paisjeve e quajtën “lojë në mes të miut dhe maces”. Deri më tani asnjë platformë mobile nuk ka qenë krejtësisht e dekoduar , dhe duket që akoma nuk do të ndodhë.

Më shum informacione se si të dekodoni iPhone tuaj në faqen e iClarified. Nëse qëndroni në Vanilla, ose Iphone mbetet i pa dekoduar ose i bërë “Jailbrake”, do të humbasni aplikacione të shkëlqyeshme si psh:

  • Siri për iPhone4, 3GS; Aktivizoni asistentin personal Siri tashmë në dispozicion vetëm në iPhone 4S, edhe në telefonin tuaj iPhone 4 ose 3GS
  • Winterboard, aplikacion i cili ju mundëson krejtësisht të ndryshoni interfejsin dhe gjith dukjen e sistemit operativ.
  • iFile, ju mundëson të lëvizni dosje, të kopjoni dhe të modifikoni ato ngjajshëm sikur në kompjuterin tuaj personal.
  • SpringFlash, e mbani sustën për rritjen e zërit dhe për dy sekonda përfshin LED llambën të cilën e kanë iPhone 4, dhe 4S.
  • FullScreen for Safari, knaqu me surfim në internet përderisa i gjith ekrani juaj shëndrohet në shfletues.

Do t’ju kishim sygjeruar të posedoni dituri të mjaftueshme rreth dekodimit ose jailbrake të iPhone, dhe të lexoni diçka më shum sepse ka mundësi të mos ju pranohet garancioni më pas në rast të ndonjë defekti të paisjes. Ju këtë e bëni në rrezikun tuaj personal, ne si ItShqip nuk mbajmë ndonjë përgjegjsi./itshqip

RELATED BY