Mediatek planifikon të lëshoj procesorë 12 bërthamorë

Mediatek është në të vërtetë një forcë fenomenale në botën mobile. Çipat e tyre ndoshta nuk janë aq impresiv sa ata të fundit nga Nvidia, Samsung dhe Qualcomm, por...

Mediatek planifikon të lëshoi procesorë 12 bërthamorë

Mediatek është në të vërtetë një forcë fenomenale në botën mobile. Çipat e tyre ndoshta nuk janë aq impresiv sa ata të fundit nga Nvidia, Samsung dhe Qualcomm, por kompania Tajvaneze i bënë të duken të vogël të gjithë konkurrentët kur është fjala për numrin e njësive të bërthamave që mund të prodhojë. Kompania prodhon procesorë vetëm për telefonat kinez dhe industrinë e tabletave, por është përgjegjëse edhe për zhvillimet e mëdha në këtë fushë si dhe pjesë e ndryshmeve tek procesorët.

Thashethemet e reja që janë zbuluar nga personat brenda industrisë, tregojnë që kompania është duke punuar në një brend të ri të procesorëve mobil me 10 deri në 12 bërthama.

Në të vërtetë një procesor me 12 bërthama përmban një numër të madh transistorësh që duhet vendosur në pajisje portative, gjithashtu mbetet i madh edhe për modelin e procesorëve me 20nm. Sidoqoftë, procesorët e fuqishëm me 10 apo 12 bërthama gjithashtu do të sjellin edhe ndryshime tjera, RAM-i tek telefonat apo tabletat që do posedojnë këtë procesor duhet përmirësuar vërtetë dukshëm në mënyrë që pajisja të jetë sa më e qëndrueshme

Në aspektin logjik, mundësia e ekzistimit të këtyre procesorëve është vërtetë e ulët, por shumë kompani mendojnë se “sa më shumë aq më mirë” është për t’u qasur në treg. Megjithatë, koha është ajo që konfirmon apo mohon këtë ‘projekt’ në lidhje me procesorët 12 bërthamorë./itShqip

 

RELATED BY