MediaTek prezanton procesorin MT2601 SoC

MediaTek kishte lëshuar disa çipa vitin e kaluar që kanë qenë konkurrent të fortë në tregun e telefonave të mençur, por tani duket që kompania është përqendruar më shumë...

MediaTek prezanton procesorin MT2601 SoC

MediaTek kishte lëshuar disa çipa vitin e kaluar që kanë qenë konkurrent të fortë në tregun e telefonave të mençur, por tani duket që kompania është përqendruar më shumë në zhvillimin e pajisjeve që mund të vishen. Në Las Vegas, MediaTek ka prezantuar çipin MT2601 Soc të dizajnuar për pajisje që mund të vishen duke bartur platformën mobile Android Wear.

Çipi MT2601 ka procesor ARM Cortex-A7 me dy bërthama me nga 1.2GHz të shoqëruar me një grafikë ARM Mali-400 MP. Çipi mund të lidhet edhe me një grup sensorësh të ngjajshëm me MediaTek MT6630, duke mbështetur rezolucionin e ekranit qHD.

Ky çip nga MediaTek nuk ka fuqi më të madhe se procesori katër bërthamor Cortex-AZ nga Qualcomm Snapdragon 400 që është pjesë e orëve të mençura Samsung Gear Live, LG G Watch R dhe Asus ZenWatch. Megjithatë, shfrytëzimi i vogël i energjisë, madhësia si dhe disa funksione të tjera të limituara e bëjnë këtë procesor të posedojë një çmim më të favorshëm për pajisjet që mund të vishen.

Çipi MediaTek MT2601 është bërë pjesë e shumë produkteve dhe është gati të vendoset edhe në pajisjet e ardhshme me Android Wear./itShqip

RELATED BY