Mega lanson aplikacion për Android

Shërbimi për mbajtjen e të dhënave nga Kim Dotcom, MEGA, tani ka aplikacionin e tij zyrtar në sistemin operativ Android. Aplikacioni Mega duhet të jetë i njohur për përdoruesit...

Mega lanson aplikacion per andorid ITshqip

Shërbimi për mbajtjen e të dhënave nga Kim Dotcom, MEGA, tani ka aplikacionin e tij zyrtar në sistemin operativ Android.

Aplikacioni Mega duhet të jetë i njohur për përdoruesit të cilët kanë përdorur shërbime të tilla më parë për mbajtjen e të dhënave. Mega ju mundëson të menaxhoni llogarinë tuaj, krijoni dosje, ngarkoni dhe shkarkoni dosje, zhvendosni, riemëroni apo fshini, kërkoni për to apo t`i shperndani ato.

Ekziston edhe një karakteristikë tjetër e cila ju mundëson që imazhet që bëni përmes kamerës t`i ngarkoni automatikisht në llogarinë tuaj në Mega.

Mega është falas për shkarkim dhe mund ta shkarkoni duke klikuar këtu./itShqip

RELATED BY