Mesi nga muaji i ardhshëm me “këpucë të zgjuar” futbolli?

Lojtari më i mirë në botë aktualisht Lionel Mesi për jo më shum se një muaj do të mbath “këpucët e zgjuara”, të cilat mund të mbledhin material ose...

Lojtari më i mirë në botë aktualisht Lionel Mesi për jo më shum se një muaj do të mbath “këpucët e zgjuara”, të cilat mund të mbledhin material ose informacione shtatorëshe, për fuqinë e goditjes së lojtarit, përpjekjet e tij fizike dhe të dhëna tjera të ngjajshme.

Jam i lumtur që jam “miu laboratorik”. Duhet të vazhdojm përpara. Këpucët janë të shkëlqyera dhe besoj se për disa vite do të ndodhen në prodhim masiv”, deklaroi Mesi, i cili pritet që nga muaji i ardhshëm të mbaj këto “këpucë të zgjuar” futbolli, ku do të  futet çip për mbledhjen e informacioneve.

Lojtari më i mirë në botë do të përdorë teknologjinë më të re të zhvilluar nga Adidas me qëllim që të përmisojë lojën e tij. Përveç forcës së goditjes, këto këpucë do të mbledhin të dhëna edhe për përpjekjet fizike të lojtarit në një ndeshje, shpejtësin me të cilën vrapon, numrin e kilometrave të vrapuar dhe të dhëna tjera të ngjajshme.

Të dhënat nga këpucët e zgjuar të futbollit do të mund të transferohen direkt në kompjuter, duke përdorur teknologjinë patela.

“I kam provuar më herët dhe gëzohem që do ti fitojë këto këpucë(futbolli) për përdorim të përhershëm.”, shtoi Mesi.

Nëse asgjë tjetër, së paku ato që nuk jan fansa të Mesit gjat ndeshjeve të tij do të mund të kontestojnë aftësit e tijë duke argumentuar këtë me faktin se “Mesi nuk luan aq mir, por që këpucët i ka robotike.” :P /itshqip

 

RELATED BY