Microsoft: 50 milionë Lumia janë të aktivizuara

Microsoft së fundmi mbajti një eveniment në Gjermani, ku gjatë festës, gjiganti softuerik njoftoi që 50 milionë njësi të pajisjes Lumia janë të aktivizuara. Përveç kësaj, statistikat tregojnë që...

Microsoft 50 milionë Lumia janë të aktivizuara

Microsoft së fundmi mbajti një eveniment në Gjermani, ku gjatë festës, gjiganti softuerik njoftoi që 50 milionë njësi të pajisjes Lumia janë të aktivizuara. Përveç kësaj, statistikat tregojnë që janë 560,000 zhvillues të platformës. Microsoft thotë se këtu janë edhe  320.000 aplikacione që aktualisht janë duke u ofruar në Windows Phone Store. Dhjetorin e kaluar, kjo shifër ishte 200.000, duke u rritur në 250.000 nga Prilli i kaluar. Në Tetor të 2012, ishin vetëm 120.000 aplikacione në këtë dyqan.

Sipas disa raporteve, 90% e pajisjeve me Windows Phone që janë në përdorim i përkasin modelit Lumia. Duke konsideruar që emri Lumia tani i përket të njëjtës kompania që ka zhvilluar sistemin operativ Windows Phone, shpresojmë që të gjitha modelet me Lumia të mos zhytën nën pragun prej 90% për një kohë të gjatë./itShqip

RELATED BY