Microsoft Blog sulmohet nga hakerat Sirian

Blogu i kompanisë Microsoft është hackuar nga grupi i hakerëve sirian, Syrian Electronic Army/ Ushtria Elektornike Siriane, vetëm një javë pas sulmit në llogaritë e kësaj kompanie në Twitter...

Microsoft Blog sulmohet nga hakerat Sirian

Blogu i kompanisë Microsoft është hackuar nga grupi i hakerëve sirian, Syrian Electronic Army/ Ushtria Elektornike Siriane, vetëm një javë pas sulmit në llogaritë e kësaj kompanie në Twitter nga po i njëjti grup.

Hakerët kanë postuar një imazh në Twitter të blog-ut zyrtar të Microsoft-it me titull ” Hakuar nga Ushtria Elektornike Siriane”. Më pas ky artikull është larguar nga faqja.

Pas sulmit, ky grup ka shkruar një post në  Twitter për Microsoft duke thënë ” Ndryshimi i sistemit të menaxhimit nuk do ju ndimojë punonjësve nëse ata janë të hakuar dhe nuk e dinë këtë”.

Sulmi ndodhi pasi Microsoft kishte publikuar një dizajn të ri të blog-ut të tyre, dizajn i cili kishte opsione të reja dhe përmirësime sa i përket pamjes në tabletë dhe pajisje të tjera të mençura.

Po ashtu, ky grup hakerash kanë sulmuar edhe llogari të tjera në Twitter si @MSFTnews dhe @XboxSupport duke akuzuar kompaninë Microsoft për monitorimin e përdoruesve dhe shitjen e të dhënave tek qeveritë.

” Microsoft nuk është armiku jonë, por ajo që po e bëjnë ata është duke na penguar neve”, tha njëri antarë i këtij grupi hakerash./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY