Microsoft dhuron 20GB falas në SkyDrive

Siq duket Krishlindjet kanë ardhur më herët për përdoruesit e Windows Phone pasi që Microsoft ka dhuruar 20GB hapsirë falas në SkyDrive për konsumatorët besnikë. Përdoruesit besnikë të këtij...

Microsoft dhuron 20GB falas në SkyDrive

Siq duket Krishlindjet kanë ardhur më herët për përdoruesit e Windows Phone pasi që Microsoft ka dhuruar 20GB hapsirë falas në SkyDrive për konsumatorët besnikë.

Përdoruesit besnikë të këtij shërbimi kanë marrur një mesazh që përmban instruksione se si duhet marrur këto 20GB hapsirë në SkyDrive për një vitë.

Aktualisht Microsoft është duke ofruar 7GB hapsirë falas për të gjithë abonentët e SkyDrive-it. Sigurisht ju mund të bleni më shumë ose të merrni 20GB falas në disa prej shërbimeve që ofron kompania Microsoft.

SkyDrive është në dispozicion në qdo pajisje Windows Phone dhe është e aftë të ngarkojë automatikisht fotot e juaj në këtë aplikacion. Po ashtu, SkyDrive është në dispozicion edhe në iOS që përmban të njëjtin funksionon i shtuar kohëve të fundit nga përditësimet e aplikacionit.

Microsoft nuk ka dhënë ndonjë informatë për përdoruesit e zgjedhur, pra ne nuk mund t’iu tregojmë nëse ju do merrni 20GB hapsirë falas apo jo. Por do ishte mirë sikur t’ia hedhni një sy mesazheve  në adresën tuaj./itShqip

RELATED BY