Microsoft do të zëvendësoj Messenger me Skype

Tashmë kemi dëgjuar mjaft thashetheme mbi planet e Microsoft-it për Skype. Më në fund kompania është duke i hedhur kartat e saj në tryezë. Pas një pune të zellshme...

Tashmë kemi dëgjuar mjaft thashetheme mbi planet e Microsoft-it për Skype. Më në fund kompania është duke i hedhur kartat e saj në tryezë. Pas një pune të zellshme për të ngushtuar hendekun mes Messenger-it dhe blerjes së VoIP, platforma e vjetruar për porosi çasti vërtetë duhet pensionuar, ndërsa përdoruesit të shpërngulen në tipare më të përqëndruara në video. Redmond shpreson të përfundoj këtë proces gjatë tremujorit të parë të vitit 2013, kur Messenger do të tërhiqet çdokund, me përjashtim të Kinës. Përdoruesit e të dy shërbimeve do të mund të bashkojnë llogaritë dhe kontaktet e tyre, përderisa ata që kanë vetëm llogari në Microsoft duhet hapur llogaritë në Skype. Megjithatë, mos u brengosni, lista juaj e shokëve do të bartet automatikisht. Me vdekjen e pashmangshme të pasardhësit të MSN, është e qartë se Microsoft po përvetëson Skype jo vetëm si klient VoIP por, si një zgjidhje të plotë për porosi çasti që do të jetë rival i denjë i Google Talk dhe të ngjashëm, me funksionet e tij Voice dhe Hangouts. /itshqip.com

RELATED BY