Microsoft lanson Office për iPhone

Nëse keni kërkuar ndonjëherë për të krijuar apo redaktuar ndonjë dokumenet në iPhone, atëherë tani mund ta bëni këtë. Microsoft ka lansuar shërbimin e tij Office për iPhone duke...

Microsoft OfficeperIphone Itshqip

Nëse keni kërkuar ndonjëherë për të krijuar apo redaktuar ndonjë dokumenet në iPhone, atëherë tani mund ta bëni këtë. Microsoft ka lansuar shërbimin e tij Office për iPhone duke sjelluar Word-in, Excel-in dhe Powerpoint-in në njërin nga smartphone-at më të mirë në botë.

Versioni të cilin iPhone do marrë është Office Mobile, i cili është thuajse identik me aplikacionin që është në Windows Phone. iPhone merr tri aplikcionet që ofron Office por jo shërbimet e tjera si Outlook-in , Access-in etj.

Aplikacioni është në dispozicion që tani në SHBA, por jo në të gjitha rajonet e tjera. Së pari ky shërbim do jetë në dispozicion vetëm në iPhone pasi që ende nuk është optimizuar për  pajisjet e tjera me madhësi prej 9.7 inç si iPad. Megjithatë, Microsoft beson që së shpejti do të sjell atë edhe në pajisjet e tjera me iOS.

Është e dukshme se Microsoft ka sjellur së pari Office në iOS, por përdoruesit e Android-it mund ta përdorin aplikacionin përmes shfletuesit Chrome si ueb-aplikacion./itShqip

RELATED BY