Microsoft do mbaj një eveniment në Janar përpara lansimit të Windows 10

Microsoft është duke ju afruar datës së lansimit të sistemit operativ Windows 10. Kompania ka filluar të shpërndaj ftesat për evenimentin që do të mbahet më 21 Janar të...

Windows_10_HandsOn-2-1Microsoft do mbaj një eveniment në Janar përpara lansimit të Windows 10

Microsoft është duke ju afruar datës së lansimit të sistemit operativ Windows 10. Kompania ka filluar të shpërndaj ftesat për evenimentin që do të mbahet më 21 Janar të vitit të ardhshëm.

Ftesat vijnë një ditë pas raportit që bëri Kevin Turner duke thënë që lansimi i Windows 10 do të bëhet në “fillim të vjeshtës së ardhshme”. Nuk është ende e qartë se çfarë do të prezantohet në Janar, por Microsoft ka mundësi të përqëndrohet më shumë në atë se çfarë do ju sjell konsumatorëve për 30 vjetorin e afërt të brendit. Prezantimi i Windows 10 nga Microsoft në Shtator konsiderohej si një eveniment i përqëndruar më shumë në biznes.

Microsoft do mbaj një eveniment në Janar përpara lansimit të Windows 101

Pas atij evenimenti të mbajtur në San Francisko, Microsoft lëshoi një version për shkarkim të Windows 10 Preview, por detajet e tjera të versionit përfundimtar të Windows 10 mbeten ende të paqarta./itShqip

RELATED BY