Microsoft Office falas për të gjitha pajisjet me ekran nën 10 inç

Microsoft befasoi të gjithë me njoftimin që përditësimi në Windows 10 do të jetë falas për të gjithë, madje edhe për kopjet e pirateruara të sistemeve operative Windows 7...

Microsoft Offcie falas për të gjitha pajisjet me ekran nën 10 inç

Microsoft befasoi të gjithë me njoftimin që përditësimi në Windows 10 do të jetë falas për të gjithë, madje edhe për kopjet e pirateruara të sistemeve operative Windows 7 dhe Windows 8. Tani kompania planifikon të përqendrohet në hapësirën mobile duke bërë të gjithë paketën Office falas për pajisjet me ekrane më të vogël se 10 inç.

Kirk Koenigsbauer, drejtori ekzekutiv për aplikacionet dhe shërbimet Office 365, shkroi në një post që paketa Office do të ofrohet si një model falas për platformat mobile, transmeton itShqip.com. Kjo do të thotë që përdoruesit e platformave mobile si Windows, Android dhe iOS do të marrin aplikacionet që gjenden në paketën Office.

Me pak fjalë, Microsoft do të lejojë që aplikacionet që ofrohen në Office do të jenë në dispozicion falas për tri platformat e lartpërmendura, ndonëse shërbimet për Office 365 kërkojnë nga përdoruesit të abonohen me pagesë./itShqip/

RELATED BY