Microsoft ka bërë të gjitha aplikacionet e paketës Office falas për platformat Android dhe iOS.
Përditësimi shton aplikacionet Word, Excel dhe Powerpoint në iPhone duke i bërë ato më të avancuara, pasi që versionet e mëparshme të Microsoft Office lejonin vetëm shfaqjen e dojseve.
Tani aplikcionet e reja për iPhone janë të kapacitetit të njëjtë me ato të iPad-it, përveq se në iPhone është optimizuar pamja për një ekran më të vogël siq e posedon iPhone.
Gjithashtu, Microsoft duket se përfundimisht do të lansojë aplikacionet e paketës Office për tabletat me platformën Android, që janë ende duke u punuar dhe priten të jenë në dispozicion në vitin 2015. Por, ata që dëshirojnë të shikojnë aplikacionet më herët mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e shikimit paraprak në Microsoft që filloj nga sot.
Përditësimi zgjeron aftësitë e përdoruesve tek aplikacionet, ku tani mund të krijoni, rregulloni dokumente në Word, Excel dhe Powerpoint pa qenë abonentë në Office 365./itShqip