Microsoft Office për iPad dominon në vendin e parë në AppStore

Kompleti i aplikacioneve të Microsoft Office për iPad ka zënë vendin e parë në Apple App Store, brenda 24 orëve. Tri aplikacionet që janë falas për shkarkim, por që...

Microsoft Office për iPad dominon në vendin e parë në AppStore

Kompleti i aplikacioneve të Microsoft Office për iPad ka zënë vendin e parë në Apple App Store, brenda 24 orëve.

Tri aplikacionet që janë falas për shkarkim, por që kërkojnë abonim prej 99 dollarë për të rregulluar dokumentet apo përdorur funksionet e tjera janë duke zënë vendet e para në App Store.

Këtë e komentoi  edhe shefi i kompanisë Apple duke shkruar në llogarinë e tijë në Twitter ” duket se është një e premte produktive për përdoruesit e iPad-it ”

Aplikacionet që ka lëshuar Microsoft dje për iPad me të vërtetë krijuan bujë në AppStore, pasi që aplikacioni Word for iPad ka zënë vendin e parë, Excel for iPad të dytin, PowerPoint for iPad të tretin dhe OneNote for iPad është në vendin e katërt.

Aplikacionet ofrojnë më shumë sesa versioni aktual në iPhone, por ju duhet të jeni abonentë i Office 365 për të rregulluar apo krijuar ndonjë përmbajtje. Gjithashtu, është falas për të shikuar dokumentet përmes aplikacioneve./itShqip

RELATED BY