Microsoft ofron 12 ditë zbritje të produkteve për festat e fundvitit

Ashtu si vitin e kaluar, Microsoft është duke organizuar përsëri promovimin 12 ditor për festat e fundvitit duke zbritur çmimet në pajisje të ndryshme. Gjiganti elektronik do të zbulojë...

Microsoft ofron 12 ditë zbritje të produkteve  për festat e fundivitit1

Ashtu si vitin e kaluar, Microsoft është duke organizuar përsëri promovimin 12 ditor për festat e fundvitit duke zbritur çmimet në pajisje të ndryshme. Gjiganti elektronik do të zbulojë oferta speciale deri më 19 Dhjetor.

Kjo ofertë fatkeqësisht është në dispozicion vetëm në SHBA dhe Kanada. Të Hënën ishte në zbritje tableti Toshiba Encore Mini duke rënë nga 99 dollarë në 79 dollarë, ndërsa dje në shitje ishte telefoni i mençur Blue Win HD duke pasur një zbritje mahnitëse prej 50 dollarëve. Sonte mund të bleni konsolën Xbox One për vetëm 449.99 dollarë (499.99 çmimi i mëparshëm) duke marrur falas edhe një lojë. Nesër mund të bleni laptopin Asus Transformer Book me një çmim shumë të volitshëm duke arritur të kurseni 80 dollarë.

Microsoft ofron 12 ditë zbritje të produkteve  për festat e fundivitit

Ofertat e ardhshme nga Microsoft për festat e fundvitit janë ende të pazbuluara, kështu që vizitoni uebfaqen e kompanisë për pajisjet e ardhshme misterioze që Microsoft do të lëshojë në zbritje./itShqip

RELATED BY