Microsoft paralajmëron për lëshime kritike në IE.

Microsoft ka publikuar një paralajmërim kritik për 900 milijonë përdorues të Internet Explorer. Edhe pse ende nuk është precizuar saktësisht se për çfar lëshimi bëhet fjalë, “bugs” ndodhet në...

Microsoft ka publikuar një paralajmërim kritik për 900 milijonë përdorues të Internet Explorer. Edhe pse ende nuk është precizuar saktësisht se për çfar lëshimi bëhet fjalë, “bugs” ndodhet në Windows.

Lëshimi në Windows paraqet kërcënim për përdoruesit pasi që hakerët mund të përdorin këtë lëshim për të arritur deri tek informatat personale, ose të marin kontrollin e plotë të kompjuterëve. Gabimi nuk ndikon edhe në shfletuesit tjerë si Firefox, Chrome ose Safari, për arsye se ato nuk përkrahin MHTML dosje në të cilat fshehet problemi.

Microsoft nuk ka përcaktuar saktësisht për çfar problemi bëhet fjaleë. Ajo çfar është publikuar është se lëshimi ndodhet në Windows XP(SP3), Windows Vista, Windows 7, Windows Server 2003 dhe Windows Server 2008 (R2).

Si zgjidhje të përkohëshme për zgjidhjen e problemit, Microsoft ka lëshuar një “patch” të cilën mund ta shkarkoni nga këtu./itshqip.com

RELATED BY