Microsoft planifikon version të ri për Windows Phone

Microsoft po planifikon të lëshoj versionin e ri të Windows Phone për sezonin e festave, sipas një liste e cila përmban planprogramin e punës së kompanisë. Sipas listës theksohet...

Windows Phone

Microsoft po planifikon të lëshoj versionin e ri të Windows Phone për sezonin e festave, sipas një liste e cila përmban planprogramin e punës së kompanisë.

Sipas listës theksohet se ” Microsoft është duke kërkuar  një inxhinier për zhvillimin e softuerit të Windows Phone dhe kjo është koha e duhur për të filluar në mënyrë që përfundimi dhe lansimi i produktit të bëhet gjatë festave të fundit vitit “.

Për këtë lansim ende nuk kemi ndonjë informatë ose ndonjë karakteristikë, por mendojmë se kampania do përgaditë diqka speciale dhe do veproj siq ka bërë më herët duke përgaditur përditësimet për Windows Phone 7.5 në Shtator të vitit 2011 dhe duke lansuar Windows Phone 8 në Tetor të vitit 2012.

Bazuar nga raporti që është bërë, pajsija tjetër Windows Phone që do lëshohet  e ashtuquajtur ” Windows Phone Blue” do ju sjell shumë përditësime./ITshqip

RELATED BY