Microsoft publikoi shtojcë për të rikthyer H.264 në Chrome.

Microsoft publikoi shtojcë për Chrome për Windows përdoruesit me të cilën rikthen mbështetjen e video kodekseve H.264, në shfletuesin e Googles(Chrome). “Kemi futur në përdorim Windows Media Player HTML5...

Microsoft publikoi shtojcë për Chrome për Windows përdoruesit me të cilën rikthen mbështetjen e video kodekseve H.264, në shfletuesin e Googles(Chrome).

“Kemi futur në përdorim Windows Media Player HTML5 shtojcën për Chrome, me të cilën përdoruesit e Windows të cilët përdorin Google Chrome të mund të shikojnë H.264 video.”, thotë Microsoft në një blog post.

Google para një kohe tha se nuk do të mbështesë H.264 video kodeksin në shfletuesin e saj Chrome, duke potencuar se ky kodek nuk është i hapur dhe për të nevoitet leje, kurse për përdorimin e saj paguhen licenca. Në ndërkohë Chrome ka mbështetur ose në fakt ka zgjedhur WebM dhe Theora si të vetmit video kodekse për HTML5.

Chrome do të vazhdojë të mbështesë Adobe Flash e  cila gjithashtu përdorë H.264 video kodekset, por vendimi qëndron në HTML5 videot, e cila është e dizajnuar që mos të përdorë shtojca nga jashtë si Flash.

Me mos mbështetjen e H.264, Google së bashku me Firefox dhe Operën të cilat gjithashtu nuk mbështesin H.264, kanë filluar “luftë të vërtetë virtuale për video standardet HTML5”, duke kundështuar kështu Microsoft dhe Apple të cilët dëshirojnë që H.264 të bëhet standard.

Mosmarveshja sigurisht do të zgjidhet ashtu që të dyja palët do të krijojnë shtojca të tyre për mbështetje në shfletuesit e tjerë. Në fakt tani Google veç më është duke pregaditur WebM shtojcën për IE9./itshqip.com

RELATED BY