Microsoft rregullon sigurinë e shfletuesit të Windows XP-së edhe pas përfudimit të mbështetjes

Kompania Microsoft ka lëshuar një sërë përditësimesh për të gjitha sistemet operative që mbështetin shfletuesin Internet Explorer. Këto përditësime përmirësojnë sigurinë e një dobësie e cila ju lejonte hakerave...

Microsoft Blog sulmohet nga hakerat Sirian
Kompania Microsoft ka lëshuar një sërë përditësimesh për të gjitha sistemet operative që mbështetin shfletuesin Internet Explorer. Këto përditësime përmirësojnë sigurinë e një dobësie e cila ju lejonte hakerave të fitojnë aksesë të plotë mbi një kompjuter, duke ju lejuar atyre të instalojnë programe, shikojnë apo fshijnë të dhënat e tyre, dhe shumë gjëra të tjera thjeshtë përmes një uebfaqe që kishte qëllim keqbërës. Kjo e metë ishte zbuluar javën e kaluar nga Microsoft, kështu që kompania punoi shumë për rregullimin e saj.

Derisa Microsoft kishte ndaluar mbështetjen e Windows XP një muaj më parë, kompania tani është duke lëshuar këtë përditësim edhe për sistemin e tij operativ të vjetër. ” Ne kemi vedosur të ofrojm përditësimin në të gjitha versionet e Windows XP-së ” tha Andrienne Hall. Pra, Microsoft do të krijojë ende përditësime për sigurinë e Windows XP-së për shumë biznese të cilat paguajnë shuma të mëdha për të zgjatur kontratat e tyre për mbështetje, por këto përditësime janë të veqanta pasi që janë lëshuar për të gjithë.

Qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kishin këshilluar përdoruesit e shfletuesit Internet Explorer që të përdorinë ndonjë shfetues tjetër, kurse Microsoft më pas thotë se shqetësimet rreth sigurisë ishin vërtetë të ekzagjeruara.

Përditësmi që është bërë tani për të gjithë përdoruesit e sistemeve operative nga Microsoft, do të thotë që edhe përdoruesit e Windows XP nuk janë më në rrezik, por Microsoft është ende duke i inkurajuar përdoruesit e Windows XP-së për të përdorur Windows 7 ose Windows 8.1/itShqip

RELATED BY