Microsoft shet 200 milionë liçensa të Windows 8

Kompania Microsoft njoftoi se ka arritur t’i shes 200 milionë liçensa të sistemit të tyre të fundit operativ, Windows 8. Shifra i përket vetëm liçencave që Microsoft ka shtitur...

Microsoft shet 200 milionë liçensa

Kompania Microsoft njoftoi se ka arritur t’i shes 200 milionë liçensa të sistemit të tyre të fundit operativ, Windows 8. Shifra i përket vetëm liçencave që Microsoft ka shtitur tek kompanitë për të përdorur sistemin e tyre operativ dhe jo konsumatorët që e blejn atë në dyqane apo Online.

Ndoshta numri i shitjeve mund të duket i madh, por në të vërtet është më i vogël sesa sistemi operativ Windows 7. Microsoft njoftoi se në muajin Maj të vitit të kaluar ka shitur 100 milionë liçensa dhe tani 16 muajë më vonë nga lansimi i sistemit operativ, kompania arriti 200 milionë shitje të liçencave. Nëse e krahasojm me sistemin e kaluar operativ, Microsoft ka shitur 240 milionë liçenca të Windows 7 vetëm brenda një viti.

Është e qartë se Windows 8 nuk është duke shkuar mirë sikur paraardhësi i tij, por aktualishtë është edhe duke pasuar qdo ditë e më shumë. Një gjë tjetër që duhet kujtuar është se liçencat që janë blerë në shumicë nga kompanitë e tjera nuk shfaqin numrin aktual të kopjeve që janë duke u përdorur nga konsumatorët. Pra edhe nëse numrohet si shitje nga Microsoft, nuk do të thotë që të gjitha ato janë në përdorim.

Microsoft lëshoi Windows 8.1 vitin e kaluar dhe së shpejti pritet të lëshoi edhe përditësimin e parë për Windows 8.1 i cili do lehtësoi disa probleme të versionit origjinal Windows 8. Megjithatë, duket se konsumatorët kanë humbur interesimin ndaj këtij sistemi operativ./itShqip

RELATED BY