Microsoft sjell sistemin operativ ” Windows Blue “

Sipas disa raporteve, sistemi operativ i fundit nga Microsoft, Windows Blue, tani është duke qarkulluar në internet. Windows Blue, apo sistemi i fundit operativ nga Microsoft është në dispozicion...

Windows Blue Itshqip

Sipas disa raporteve, sistemi operativ i fundit nga Microsoft, Windows Blue, tani është duke qarkulluar në internet.

Windows Blue, apo sistemi i fundit operativ nga Microsoft është në dispozicion që prej fundjavës së kaluar dhe në shumë forume janë paraqitur pamje të këtij sistemi operativ.

Ky sistem i ri operativ ka sigurisht disa funksione të reja siq janë ” Live Tiles” , që më parë ishte vetëm për pajisje mobile që kanë sistemin operativ  Windows Phone 8 që është lansuar vitin e kaluar. Një funksion tjetër është mundësia për të hyrë në menynë e aplikacioneve duke bërë një lëvizje të thjeshtë në ekran.

Windows Blue përfshinë gjithashtu edhe një funksion tjetër të quajtur ” Snap Wiew ” , i cili ju lejon të përdorni disa aplikacione në të njëjtën ekran dhe në të njëjtën kohë. Gjithashtu ky funksion i lejon përdoruesëve të përdorin deri në katër aplikacione brenda kohës së njëjtë, ndërsa nëse ju keni katër ekrana atëherë është e mundur për t`i drejtuar këto katër aplikacione së bashku në secilin ekran.

Sipas disa thashethemeve ky sistem i ri operativ do të vijë gjatë këtij viti, por ende asgjë nuk është konfirmuar rreth datës së lansimit./ITshqip

RELATED BY