Microsoft: Skype së shpejti edhe në ueb

Përdoruesit shumë shpejtë do të jenë në gjendje të përdorin Skype-in nga shfletuesit pa pasur nevojë të shkarkojnë ndonjë gjë. Microsoft njoftoi të Premten që shumë shpejtë do të...

Microsoft do të lansojë versionin në ueb për Skype

Përdoruesit shumë shpejtë do të jenë në gjendje të përdorin Skype-in nga shfletuesit pa pasur nevojë të shkarkojnë ndonjë gjë. Microsoft njoftoi të Premten që shumë shpejtë do të lansojë një version të bazuar në ueb për platformën e video-konferencave.

Versioni i ri i Skype-it, i cili është ende Beta, ju lejon përdoruesve të kyçen në llogaritë e tyre egzistuese nga uebsajti i Skype-it duke përdorur shfletuesit si Chrome, Firefox, Safari ose Internet Explorer. Dërgimi i mesazheve të menjeherëshme është në dispozicion automatikisht pas kyçjes, por thirrjet me video ose zë kërkojnë disa hapa ekstra për të instaluar disa shtojca në shfletues, megjithëse Microsoft thotë se këta hapa shtesë do të jenë përkohësisht të nevojshëm.

Microsoft do të lansojë versionin në ueb për Skype1

 

“Në të ardhmën, përdorimi i Skype-it në ueb do të jetë më i lehtë dhe më i përshtatshëm,” shënoi kompania të Premten në një postim në blog. “Imagjino nëse dëshironi të takoni ndonjë shok, ose të mbani ndonjë intervistë – ju do të jeni në gjendje të bashkëbisedoni përmes Skype-it nga shfletuesi për vetëm një klik.”

Microsoft do të shpalos këtë shërbim te një numër i limitur përdoruesish “në muajt e ardhshëm.” Kompania nuk tregoi se sa përdorues do të jenë pjesë e këtij shërbimi, por ata që përzgjedhen do të njoftohen kur të kyçen në llogarit e tyre në Skype nga Skype.com./itShqip

 

RELATED BY