Microsoft Surface arrin 1.5 milionë shitje

Pas lajmit që tabletat me sistem operativ Android kanë arritur iPad-in nga Apple, kjo thuajse mposhti shpresat për Microsoft-in i cili pretendon që të shet mbi dy milionë tableta...

Microsoft Surface arrin 1.5 milion shitje Itshqip

Pas lajmit që tabletat me sistem operativ Android kanë arritur iPad-in nga Apple, kjo thuajse mposhti shpresat për Microsoft-in i cili pretendon që të shet mbi dy milionë tableta Suface.

Sipas disa burimeve nga Microsoft thuhet se kompania ka shitur vetëm 1.5 milionë tableta Suface RT dhe Surface Pro. Pra, tableta Surface RT ka arritur mbi një milionë shitje ndërsa Surface Pro ka arritur mbi 400.000 shitje.

Tabletat Surface nga Microsoft janë pajisjet e para nga kompania pas Xbox 360, të cilat janë projektuar për të punuar me Windows 8 duke kryer funksione si një kompjuter.

Microsoft ka shpresuar se tableta  Surface RT do arrijë rivalët Apple dhe Android, por pas një raporti që është bërë nga Apple thuhet se iPad ka arritur 23 milionë shitje dhe kështu që Microsoft ka ende  rrugë për të bërë./ITshqip

RELATED BY