Microsoft, Yahoo dhe Aol së bashku kundër Google dhe Facebook.

Microsoft, Yahoo dhe Aol paralajmëruan partneritet për reklamim online me të cilën do të kundërshtojnë konkurentët Facebook dhe Google. Ky partneritet do të funksionojë në atë mënyrë që kompanitë...

Microsoft, Yahoo dhe Aol paralajmëruan partneritet për reklamim online me të cilën do të kundërshtojnë konkurentët Facebook dhe Google. Ky partneritet do të funksionojë në atë mënyrë që kompanitë të mund të shesin hapsirat e zbrazëta reklamuese. Me bashkimin e fuqive këto tri kompani shpresojnë të kursejnë para dhe të zmadhojnë të ardhurat e tyre nga reklamat.

Qëllimi i këtij partneriteti është që të rriten shitjet e reklamave në të gjitha 3 kompanitë, duke e bërë procesin e shitjes së reklamave më të thjeshtë për reklamuesit. Ky partneritet do të nisë nga fillimi i vitit të ardhshëm, pasi këto kompani të integrojnë teknologjitë e tyre biding: Yahoo Network Plus, AOL Adversting dhe Microsoft Media Network.

Kompanitë gjithashtu kanë deklaruar se pavarësisht partneritetit, ekipet e tyre të marketingut do jenë të ndara dhe konkuruese, duke luftuar njëri-tjetrin për tregun e online marketingut. Arsyeja për vazhdimin e konkurencës është mundësia që partneriteti i tyre të vlersohet nga ana ana e komisionit për anti-konkurencë.

Google dhe Facebook aktualisht janë kompanitë udhëheqëse të tregut për marketing online. Sipas kompanisë hulumtuese eMarketer, marketingu online i Google-s në vitin 2011 do të rritet për 16,4 përqind, kurse për Facebook 9,3 përqind, vetëm në SHBA./itshqip

RELATED BY