Mikko Hypponen: Egzistojn tre lloje të sulmeve në internet

Vallë a duhet verbërisht ti dorëzojmë të ardhmen autoriteteve, sepse nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do të jetë përgjithmon? pyet eksperti për siguri kompjuterike në F-Secure, Mikko...

Vallë a duhet verbërisht ti dorëzojmë të ardhmen autoriteteve, sepse nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do të jetë përgjithmon? pyet eksperti për siguri kompjuterike në F-Secure, Mikko Hypponen, në fjalimin e tij në TED.

Ai thotë se rreziqet në botë online mund të ndahen në tre grupe varësisht nga sulmuesi. Grupi i parë janë kriminelët online të cilëve shum lehtë mund t’ju kuptojmë motivet. Qëllimimi tyre janë parat, kurse ato para këto kriminel online i fitojnë duke përdorur softuerët si keylogger, trojans për të thyer llogaritë bankare dhe kartat e kreditit.

“Sot më shum ka mundësi të bëheni ndonjë viktim online se sa në botën reale. Kjo tani është e qartë, por në të ardhmen do të jetë edhe më keq.”

Grupi i dytë më i madh janë sulmuesit të cilët nuk janë të motivuar në kriminal ose para, por në protestë, mendim dhe shaka. Në këtë grup bëjn pjesë Anonymous dhe grupet tjera të ngjajshme të cilat po bëhen dita ditës më aktiv në vitet e fundit.

Grupi i fundit, thotë z.Hypponen, janë autoritetet. Shpresh në vendet totalitare si në Iran, përdoruesit përdorin faqe valide si Gmail sepse ndihen më të sigurt, por autoritetet i hakojnë certifikatat dhe i përdorin ato si certifikata të rreme, dhe me të arrijnë sukses të monitorojnë përdoruesit. Por, ky aktvitet është vërejtur edhe në vendet perendimore. Kohën e fundit, në Gjermani është zbuluar trojan i cili ju mundëson autoriteteve të monitorojnë aktivitetet e përdoruesve përmes internetit.

“Shpesh komenti është ‘Përse duhet të kem kujdes, un nuk kam çfar të fshehi?’. Por, ky është një argument i cili nuk ka kuptim. Privatësia nuk është e vendosur në diskutimin. Nuk është pyetja për privatësi ose siguri, por është për liri dhe kontrollë. Të gjitha të drejtat që do t’u japim autoriteteve, do ti japim ato përgjithmon.”/itshqip

 

RELATED BY