MillatFacebook: Rrjet i ri social për muslimanët

MillatFacebook është rrjeti i parë social që i dedikohet muslimanëve. Ueb faqja e rrjetit më të madhë në botë Facebook është bllokuar nga Pakistani për shkak të ofendimit që...

MillatFacebook është rrjeti i parë social që i dedikohet muslimanëve. Ueb faqja e rrjetit më të madhë në botë Facebook është bllokuar nga Pakistani për shkak të ofendimit që ju është bërë muslimanëve në një faqe tek Facebook duke shfaqur karikatura të Profetit Muhamed. Islami e ndalon dhe e cilëson si blasfemi paraqitjen vizuale të profetit Muhamed andaj kjo ka nxitur muslimanët në Pakistan dhe në mbarë botën që të braktisin rrjetin e Facebook.

MillatFacebook është një rrjet i ri social i krijuar nga një grup i i të rinjëve pakistanez nga qyteti Lahore. Qëllimi kryesor i themelimit të këtij rrjeti social është bashkimi i muslimanëve që të ndajnë dhe shprehin mendimet ndërmjet vete si dhe protesta kundër blasfemisë që është bërë nga Facebook.

Usman Zaheer pronari i MillatFacebook tha se ai dhe kolegët e tij synojnë që ta shëndrrojnë këtë rrjet në njërin nga rrjetet sociale më të mëdha në botë dhe kështu ndoshta të bëhen rival i Facebook-ut. Sipas tij menjëherë pas lansimit të këtij rrjeti mbi 4300 persona janë bërë pjesë e tij.

RELATED BY