‘Minecraft’ vjen në XBox One, PS4, PS Vita në muajin Gusht

Minecraft pritet të vijë së shpejti në xBox One, Play Station 4 dhe PlayStation Vita gjatë muajit Gusht, dhe ata që aktualisht kanë blerë gjeneratën  e kaluar të konsolës...

'Minicraft' vjen në XBox One, PS4, PS Vita në muajin Gusht

Minecraft pritet të vijë së shpejti në xBox One, Play Station 4 dhe PlayStation Vita gjatë muajit Gusht, dhe ata që aktualisht kanë blerë gjeneratën  e kaluar të konsolës do të kenë zbritje vërtetë serioze.

Lojtarët të cilat tashmë kanë gjeneratën e mëparshëme të Minecraft do të jenë në gjendje të marrin gjeneratën e ardhshme për vetëm 4.99 dollarë për të dy XBox dhe PlayStation, pa marrur parasysh çmimin prej 19.99 dollarë. Lojërat e ruajtura do të transferohen nga konsola e vjetër tek gjenerata e re e konsolës.

Ata të cilët tashmë kanë versionin e Play Station 3 të Minecraft dhe gjithashtu posedojnë PlayStation Vita do të marrin një ngritje falas të versionit të lojës Cross-Buy, e cila punon në të dy sistemet.

Bota e Minicraft në versionin e gjeneratës së ardhshme do të jetë shumë më e madhe, bazuar nga Mojang, kreatori i lojës.

“Kërkojmë falje për vonesën, por vendosja e Minecraft në konsolat e reja është biznis serioz” tha Mojang. ” Ne kemi vendosur që t’iu lejojmë përdoruesve aktual të marrin përmirësimin e fundit për një tarifë të vogël, gjë e cila tregon për versimin tonë ndaj tyre”.

Minecraft, e cila së pari shpërtheu në PC pastaj u zhvendosë në konsola në vitin 2012 dhe 2013, ka shitur miliona kopje, përfshirë 12 milionë në XBox 360./itShqip

Categories
Gaming

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY