Modern Warfare 3 “publikohet” në internet

Një kopje nga verzioni kompjuterik i Modern Warfare 3 thuhet se është vjedhur nga një magazinë në Kaliforni, dhe tashmë është në dipozicion dhe shitet ilegalisht përmes internetit. Sipas...

Një kopje nga verzioni kompjuterik i Modern Warfare 3 thuhet se është vjedhur nga një magazinë në Kaliforni, dhe tashmë është në dipozicion dhe shitet ilegalisht përmes internetit.

Sipas disa informatave verzioni pirat i Call of Duty: Modern Warfare 3 tash më është në dispozicion për blerje, pasi ishte vjedhur në një nga magazinët ku ishte rruajtur për distrubim pas startimit zyrtar të shitjeve. Loja akoma nuk është në dipozicion si torrent, dhe si duket nuk bëhet fjalë për rrjedhje të zakonshme, por shumë njerëz  janë duke ofruar kopje ilegale të lojës.

Activision në mënyrë agresive i kërkon këto persona që distrubojnë lojën ose ato të cilët do të zbulohen duke luajtur. Paralajmërimi i tyre është shum i qartë: “Do not buy MWF3 Before Release Date… They Will Come Get You…(Everywhere)” – “Mos blej MWF3 para së të lëshohet zyrtarisht… Do të vijnë tu kapin juve…(Kudo që jeni)”.

Lojra popullore duhet të paraqitet më 8 nëntor, dhe nuk do të na habiste që kjo të jetë dhe një veprim i çuditshëm marketingu, për të rritur tensionin para lëshimit të shum pritur të vazhdimit Call of Duty./itshqip

RELATED BY