Mospërdorimi i shërbimit për identifikim të dyfishtë shkaktoi hakimin e JPMorgan Chase

Sulmi kibernetik në JPMorgan Chase në gjysmë të këtij viti ishte rrëzimi më i madh i kompjuterëve për bankat në SHBA. Më shumë se 80 milionë konsumatorë dhe biznese...

Mospërdorimi i shërbimit për identifikim të dyfishtë shkaktoi hakimin e JPMorgan Cahse

Sulmi kibernetik në JPMorgan Chase në gjysmë të këtij viti ishte rrëzimi më i madh i kompjuterëve për bankat në SHBA. Më shumë se 80 milionë konsumatorë dhe biznese të vogla kanë informatat e tyre personale të ekspozuara nga ky sulm. Me sa duket dikush nga JPMorgan Chase kishte harruar të aktivizojë shërbimin për identifikim të dyfishtë në një server të vjetër.

Hakerët rrëzuan sistemin e bankës në fillim të verës, por kjo nuk është vërejtur deri në muajin Gusht. Nga kjo është vërtetuar që hakerët kanë përdorur një virus që ka arritur të hyjë gjithëkund. Megjithatë, hulumtimet e fundit pretendojnë që sistemi i përdorur në JPMorgan Chase ka qenë i dobët. Autorët e krimit kanë vjedhur informatat e puntorëve për çasje në bankë, që ju garantoi akses në serverin e pasiguruar.

Thuajse i gjithë rrjeti i JPMorgan është i mbrojtur nga sistemi për identifikim të dyfishtë që kërkon edhe një fjalëkalim shtesë duke përdorur SMS apo ndonjë pajisje harduerike. Nëse ky funksion ishte aktivizuar në serverin e dëmtuar ashtu siç është në të gjithë rrjetin, hakerët nuk do mund të fitonin akses në rrjet. Pasi që u futën brenda sistemit të JPMorgan, për hakerët ekstraktimi i të dhënave në një server tjetër ishte i parëndësishëm.

FBI është ende duke hetuar rastin si një veprim kriminal, megjithatë asnjë e dhënë financiare apo llogari nuk është vjedhur. Ky sulm vjedhi vetëm e-mail adresat, adresat e shtëpive, dhe numrat e telefonave. Edhe pse ky mbetet ende si një shqetësim serioz, por mund të ketë ndodhur edhe më keq. Deri tani nuk ka asgjë zyrtare për ndonjë publikim të dhënash, sidoqoftë kjo mund të jetë pjesë e së ardhmës./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
2 Comments on this post.
  • Sigurimi i dobët shkaktoi vjedhjen e 1 miliardë të dhënave
    13 February 2015 at 00:46
    Leave a Reply

    […] sulmeve të profilit të lartë që ndodhën në banka dhe tek bizneset e vogla. Gjigandi bankar JPMorgan Chase dhe Target janë emëruar si hakimet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara. Por […]

  • Siguria e dobët shkaktoi vjedhjen e 1 miliardë të dhënave | GlobiSot
    16 February 2015 at 20:18
    Leave a Reply

    […] sulmeve të profilit të lartë që ndodhën në banka dhe tek bizneset e vogla. Gjigandi bankar JPMorgan Chase dhe Target janë emëruar si hakimet më të mëdha në historinë e Shteteve të Bashkuara. Por […]

  • Leave a Reply

    *

    *

    This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    RELATED BY