“Mosque Attack”, virusi tjetër në iOS

Duket se iOS është duke kaluar një muaj të keq, javën e kaluar ishte WireLurker, një virus që ishte në gjendje të infektojë pajisjet e kompanisë Apple kur përdoruesit lidhnin...

Mosque Attack virusi tjetër në iOS

Duket se iOS është duke kaluar një muaj të keq, javën e kaluar ishte WireLurker, një virus që ishte në gjendje të infektojë pajisjet e kompanisë Apple kur përdoruesit lidhnin telefonin e tyre me PC përmes USB-së.

Sot, kemi të bëjmë me diqka edhe më të frikshme. Quhet “Masque Attack” virusi që instalon aplikacione keqdashëse në pajisjet iOS duke u shiturur sikur aplikacionet e tjera, që në mënyrë legjimite janë të instaluara nga App Store.

Që nga kjo, sulmuesit kanë disa opsione- mund të imitojnë ndonjë komponentë thelbësor të kyqjes në faqe të ndryshme duke vjedhur infomarta personale; mund të replikojnë një aplikacion adresash, ku ju lejojnë përdoruesve të hynë dhe të shikojnë mesazhet duke përfituar aksesë në adresën tuaj.

Mënyra se si Masque Attack arrin deri në sistemin tuaj është shumë e lehtë, përmes një instalimi nga faqet jo dirtekte 3rd party, ku përdoruesëve ju kërkohet të instalojnë ndonjë aplikacion tjetër. Nëse përdoruesit pranojnë, virusi hynë në pajisjen tuaj dhe vepron i fshehur nën çdo aplikacion që posedoni.

Kështu që, mos instaloni gjëra nga faqet 3rd party, pasi që tani as iOS nuk është më i sigurt./itShqip

RELATED BY