Motorola Moto X lansohet në SHBA

Motorola ka lansuar Moto X, një pajisje e mençur vetëm në amerikë e cila ka për qëllim t`ju ofrojë klientve një nivel ende të paparë kur bëhet fjala për...

Motorola Moto X lansohet në SHBA

Motorola ka lansuar Moto X, një pajisje e mençur vetëm në amerikë e cila ka për qëllim t`ju ofrojë klientve një nivel ende të paparë kur bëhet fjala për pajisje telefonike.

Moto X është e para pajisje e mençur që përfaqson mardhënien mes Google-së dhe Motorola-së, që do të thotë ju do të keni pajisje me Android dhe me disa karakteristika të cilat nuk kanë qenë në ndonjë pajisje me sistem operativ Andorid si HTC One apo Samsung Galaxy S4.

Moto X ka një ekran 720p me madhësi 4.7 inç që është zgjedhur qëllimisht me një panel të plotë HD në mënyrë që t`i jep jetë të gjatë baterisë dhe shpresa Motorola-së që t`i vëjë në turp konkurrentët.

Mbrapa gjendet një kamerë 10 mega-piksel e cila është e aftë t`ju ofrojë foto të mrekulleshme në natyrë. Funksioni ” Quick Capture” mundëson të bëni foto të shpejta pasi që i gjithë procesi merr vetëm dy sekonda derisa fokusin dhe eskpozimin ta bëni ju.

Motorola po ashtu është fokusuar edhe në aftësinë për të punuar edhe pa përdorur duart,  që do të thotë  se përdorë teknologjinë e njëjtë me Google Glass duke ju mundësuar të bëni ndonjë kërkesë përmes zërit.

Ndërsa tek Moto X mbresëlënëse janë pjesët harduerike si procesori i cili është Snapdragon S4 Dual Core 1.7GHz, RAM Memoria me 2GB dhe 16GB ose 32GB hapsirë të intergruar.

Po ashtu e fundit apo jo është forma e cila është me të vërtetë e përshtatur mirë nga Google. Konsumatorët duhet të identifikohen në një faqe ku do mund të caktojnë ngjyrën apo llojin e pllakës, të cilën siq e shihni në foto është i punuar nga druri i vërtetë.

Moto X  do jetë së pari në dispozicion vetëm në SHBA ku konsumatorët do marrin pajisjen e mençur katër ditë pas porosisë./itShqip

RELATED BY