Mozilla lanson pajisjet e para me Firefox OS

Mozilla të hënën lansoi dy smartphone-ët e parë të bazuar në sistemin operativ Firefox OS, ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire. Të dy pajisjet do të jenë në...

Mozilla lanson pajisjet e para me Firefox OS ITshqip

Mozilla të hënën lansoi dy smartphone-ët e parë të bazuar në sistemin operativ Firefox OS, ZTE Open dhe Alcatel One Touch Fire.

Të dy pajisjet do të jenë në dispozicion përmes ofruesve Telefonica dhe Deutche Telekom. Telefonica njoftoi se ZTE Open do të filloj shitjet në Spanjë që prej nesër dhe do kushtoj 69 euro apo 90 dollar.

Mozilla ka thënë se Firefox OS do të lansohet në Evropën Qendrore dhe Lindore këtë vit. Mozilla Firefox OS ishte njëra prej temav kryesore në Kongresin Botëror Mobil të mbajtur në Barcelonë,  e cila shpreson të pushtoj  Evropën Qëndrore dhe Lindore, Azinë dhe Amerkën Latine që shumica prej tyre përdorin më shumë sistem operativ  Android.

ZTE Open është një smartphone me ekran 3.5 inç, procesor 1GHz Snapdragon, 256MB RAM , 3.2 mega-piksel kamerën, Bluetooth, A-GPS dhe Wi-Fi.

Ndërsa Alcatel One Touch Fire ka thuajse specifika të njëjta por procesori është mundësuar nga Qualcomm./itShqip

RELATED BY