Mozilla parashikon versionin e Firefox për tabletë

Mozilla ka ofruar një paraqitje të parë të shkurtër të Firefox për tabletët si ueb shfletues.

Kompania përshkroi produktin e saj si një “evolucion i paraardhësve të saj, me disa zgjerime të shtuara që të përfitojmë një madhësi me të madhe në ekranët e tabletëve,” u tha në një blog.

Nga ajo që mund të shohim që duket të jetë një përshkrim mjaft i mirë. Versioni i Firefox për tabletë ka vend për elemente UI, të tilla si një rresht të tab-ëve, për dallim nga versionet e tjera të Firefox për celularë. Një meny e tab-ëve shfaqet në anën e majtë të ekranit në mënyrë të peisazhit ose në krye të ekranit në mënyrë të portretit.

Ju do të gjeni edhe elemente të tjera të njohura të Firefox, duke përfshirë edhe një buton të madh mbrapa Firefox me nënshkrim të “Awesomebar“, një fushë për URL dhe gjithashtu kërkimet, te preferuarat, historinë dhe aktivitetin.

Mozilla nuk ka dhënë asnjë datë të caktuar të lëshimit të Firefox për tabletë./itshqip

Related Posts