Mozilla publikoi Firefox për Android

Mozilla publikoi Firefox për tabletët, duke theksuar se ky nuk është verzioni final dhe se ekipi i Mozilla-s ende është duke punuar në të. Sipas programerit Lukas Rocha, Firefox...

Mozilla publikoi Firefox për tabletët, duke theksuar se ky nuk është verzioni final dhe se ekipi i Mozilla-s ende është duke punuar në të. Sipas programerit Lukas Rocha, Firefox për tabletë është në gjendje funksionale dhe në dispozicion për shkarkim. Verzioni aktual i Firefox është projektuar për zhvilluesit, si dhe për ata që duan të shohin deri ku është zhvillimi i Firefox për tabletët dhe të japin mendimet e tyre për atë se si mund të përmisohet.

Ky verzion i Firefox në fakt është i bazuar në paraardhësin e tijë i projektuar për telefonat e zgjuar, me disa përmisime të cilët përdorin madhësinë e ekraneve të tabletëve. Dhe kështu, interfejsi përdorues përmban butona për navigim përpara-mbrapa, shiritin e adresave, butona për të shënuar ngarkimin e faqes, dhe mundësin për hapje të më shum tabs. Kur tableti është i vendosur horizontalisht, tabs ndodhen në pjesën e majtë vertikalisht, përderisa kur është tableti në pozitën vertikale, tabs hapen në formën e menisë që ndodhet në krye të ekranit.

Firefox për tabletët përmban një element të quajtur Awesomebar, e cila përdor tabet për qasje më të lehtë në faqet e preferuara dhe historinë e faqeve të vizituara. Awesomebar gjithashtu sunkronizohet edhe me desktop aktivitetin e pëdoruesit. Ky opsion është prezent edhe tek Firefox për telefonat e zgjuar.

Sipas Ian Barlow, dizajner për interfejsin e përdoruesve në kompaninë Mozilla, Firefox është i përshtatshëm për Honeycomb(sistem operativ Android, i dizajnuar për tabletët)./itshqip

RELATED BY