Mozilla zgjeron partneritetin e kërkimit me Google

Mozilla ka zgjeruar partneritetin e saj të kërkimit me kompaninë Google, të paktën edhe për tre vjet të tjera. Sipas kushteve të marrëveshjes, Google do të vazhdoj të jetë...


Mozilla ka zgjeruar partneritetin e saj të kërkimit me kompaninë Google, të paktën edhe për tre vjet të tjera.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Google do të vazhdoj të jetë kërkues aktual për shfletuesin Firefox. Kushtet financiare të marrëveshjes mes këtyre dy kompanive nuk janë bërë publike.

Marrëveshja origjinale mes Mozilla e Googles ka skaduar në nëntor të këtij viti, ndërsa Mozilla kishte lansuar një version të Firefox në muajin tetor me ofruesin e kërkimit, Bing, duke shkaktuar spekulime se Bing mund të jetë kërkues aktual për Firefox.

Mesa duket Mozillën nuk e kishte penguar shfletuesi Google Chrome për të arritur këtë marrëveshje të re, edhe pse Google Chrome ka tejkaluar Firefoxin para disa javësh./itshqip

RELATED BY