MWC: Samsung do lansojë Galaxy S5, Galaxy Tab 4 dhe Galaxy Gear 2

Thashethemet tegojnë se këtë muajë në evenimentin e Kongresit Botëror Mobil (MWC) që do mbahet në Barcelonë  do të kemi një numër të madh pajisjesh që do lansohen nga...

Samsung do lansojë Galaxy S5, Galaxy Tab 4 dhe Galaxy Gear 2

Thashethemet tegojnë se këtë muajë në evenimentin e Kongresit Botëror Mobil (MWC) që do mbahet në Barcelonë  do të kemi një numër të madh pajisjesh që do lansohen nga Samsung.

Përveq pajisjes telefonike Galaxy S5, burimet tregojnë se do lansohet edhe edicioni i ri i tabletave Galaxy Tab dhe ora e mençur Galaxy Gear 2.

Për Galaxy Tab 4 mendohet se do ketë tri variante, pra do vijë me ekran 7 inç, 8 inç dhe 10.1 inç. Të gjitha këto do kenë procesor Quad-Core 1.2GHz, SD kartë deri në 64GB dhe Android 4.4 KitKat.

Gjithashtu ka edhe thashetheme për orën e mençur Galaxy Gear 2 për të cilën thuhet se do ketë ekran OLED fleksibil dhe me dizajn të ri.

Sidoqoftë, vizitoni faqen tonë për t’u njoftuar me të rejat që ndodhin në Kongresin Botëror Mobil./itShqip

RELATED BY