MySpace pranon “humbjen”.

Edhe pse në fillim të vitit MySpace kishte paralajmëruar një kthim triumfues për tu ngitur në majen e rrjeteve sociale, 8 muaj më vonë kishin kuptuar se nuk mund...

Edhe pse në fillim të vitit MySpace kishte paralajmëruar një kthim triumfues për tu ngitur në majen e rrjeteve sociale, 8 muaj më vonë kishin kuptuar se nuk mund të konkurohet gjiganti Facebook, dhe vendosët të nxjerin ndonjë dobi, nga ky rrjet social.

MySpace ka konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes me faqen rivale Facebook, me të cilën do të ju mundëson përdoruesve të përdorin MySpace përmes profilit të tyre në Facebook, shkruan Telegraph.

Ky bashkpunim vetëm se konfirmon faktin se sa MySpace është “jasht loje”. Faqja e cila dikur ishte forcë dominante në mes rrjeteve sociale, sot është duke u përpiqur që ti mbajë 100 miljonë përdorues ekzistues që i ka, kurse si kontrast i kësaj Facebook tani ka 500 miljonë përdorues, numër i cili vazhdon të rritet me shpejtësi.

Nga MySpace thonë se opsioni i rri “Mashup whith Facebook” do të ju mundëson përdoruesve që ti lidhin ose sinkronizojnë statuset e tyre MySpace dhe Facebook, kurse në MySpace do të integrohet dhe butoni Like.

“Ne jemi të kënaqur që kemi thelluar bashkpunimin me Facebook”, tha Majk Jouns, drejtor ekzekutiv i MySpace. “Ky opsion i ri është një ilustrim i shkëlqyer nga ana jonë, për një argëtim social dhe mundëson striming në kohë reale”.

RELATED BY